LIFESTYLE, 21 Nëntor 2022, 16:06

Kristiano Ronaldo i lindur për të thyer rekorde, personi i parë arrin 500 milionë ndjekës në Instagram

Kristiano Ronaldo i lindur për të thyer rekorde, personi i parë

Sulmuesi i Mançester Junaitid dhe Portugalisë, Kristiano Ronaldo ka krijuar një tjetër rekord pasi numri i njerëzve që e ndjekin në Instagram ka arritur në mbi 500 milionë. Ai është personi i parë që e ka arritur këtë sukses.

Sulmuesi portugez u bë personi më i ndjekur në Instagram kur arriti në 237 milionë ndjekës në shtator 2021. Në shkurt të vitit 2022 ai arriti në 400 milionë dhe në vetëm 9 muaj Ronaldo krijoi një tjetër rekord.

Rekordi i fundit i Ronaldos nuk ishte aspak befasi. Ylli portugez ka qenë shumë në lajm kohët e fundit. Të shtunën, ai dhe Lionel Messi pozuan së bashku në një tabelë shahu dhe fotografia u bë menjëherë virale.

Postimi i Ronaldos në Twitter për të njëjtën gjë ka mbledhur më shumë se 1.6 milionë pëlqime.

Kristiano Ronaldo i lindur për të thyer rekorde, personi i parë

Ndërsa Ronaldo mbetet personi më i ndjekur në Instagram, rivali i tij prej kohësh Mesi mbetet i dyti më i ndjekuri me 376 milionë.