LIFESTYLE, 18 Nëntor 2022, 14:18

Çfarë ndodh me “BB Vip Albania”? Arbana tregon gjithçka, nga ambientet e shtëpisë deri te zarfat e lojës

Çfarë ndodh me “BB Vip Albania”? Arbana tregon

“Big Brother Vip Albania” është drejt fillimit të edicionit të dytë. Lajmin e bëri të ditur vetë moderatorja Arbana Osmani në një intervistë disa ditë më parë.

Ndërkohë, sot, ajo ka publikuar një video nga punimet e shtëpisë së re, që është në ndërtim e sipër.

Më pas Arbana ka treguar se stafi i “Big Brother Albania” është mbledhur dhe po punon për detajet e reja.

Në fund, moderatorja ka ndarë me të gjithë një foto me dy zarfa, të cilët përdoren për surprizat e banorëve brenda shtëpisë.

“Lajme të mira? Lajme të këqija?”, ka shkruar Osmani krahas fotos, e cila ka marrë shumë komente entuziaste nga ndjekës që mezi presin lojën.

Çfarë ndodh me “BB Vip Albania”? Arbana tregon

Çfarë ndodh me “BB Vip Albania”? Arbana tregon

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Arbana Osmani (@arbanao)