LIFESTYLE, 20 Nëntor 2022, 11:05

Baba i katër fëmijëve, Ermal Fejzullahu: Ata që martohen të rinj ju këshilloj ta marrin sa më qetë

Baba i katër fëmijëve, Ermal Fejzullahu: Ata që martohen

Ariana dhe Ermal Fejzullahu janë një ndër çiftet më të kompletuar në showbizin shqiptar. Ata kanë së bashku shumë vite dhe janë prindër të katër fëmijëve.

Së fundmi, këngëtari ka zbuluar se janë njohur shumë të rinj dhe kanë një marrëdhënie shumë të ‘shëndoshë’.

Jemi njohur shumë të rinj në Prishtinë dhe gjithmonë kemi pasur një marrëdhënie shumë të ‘shëndoshë’ dhe e falënderoj shumë për gjithçka”, u shpreh ai në “Më lër të flas”.

Më tej, Ermali dha dhe një mesazh për të rinjtë që duan të martohen të rinj.

“Unë mendoj që martesa nuk ka lidhje nëse bëhet në moshë të re apo të vonë. Janë gjëra që vijnë me kohë. Për ata që martohen të rinj ju këshilloj që ta marrin sa më qetë dhe shtruar”, tha këngëtari.

Baba i katër fëmijëve, Ermal Fejzullahu: Ata që martohen

Baba i katër fëmijëve, Ermal Fejzullahu: Ata që martohen