TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një prezantuese televizive virtuale, e animuar nga inteligjenca artificiale, u prezantua orët e fundit në Kuvajt, vendin e pasur me naftë të Gjirit.
Ajo quhet Fedda (“argjend” në arabisht) dhe shfaqet si një grua bionde, me sy të çelur dhe veshje perëndimore.
Në një video të shkurtër, të postuar në kanalet sociale të faqes së lajmeve në gjuhën angleze Kuwait News, Fedda prezantohet si “spikerja e parë në Kuvajt që punon me inteligjencën artificiale”.
"Çfarë lloj lajmesh preferoni? Ne i dëgjojmë pikëpamjet tuaja!" thotë roboti femër, duke përdorur arabishten standarde dhe jo variantin e folur kuvajtian.
Në faqen e internetit të Kuwait News thuhet se Fedda do të jetë në gjendje të flasë në variantin lokal të arabishtes në të ardhmen
“Fedda është një emër i lashtë popullor kuvajtian që do të thotë argjend... le të imagjinojmë se robotët janë prej metali”, shkruhet në faqen në anglisht.
Flokët e hapur dhe sytë e kaltër u zgjodhën për të "përfaqësuar të gjithë" në Kuvajt, një vend i banuar nga 60% nga të huajt.
Por nga ky 60% i të huajve, 23% vijnë nga vendet e tjera arabe, 35% nga vendet aziatike, 1% nga vendet afrikane dhe vetëm 0.7% vijnë nga vendet perëndimore.