TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Për herë të parë, Kisha Katolike Shqiptare, ashtu si në Vatikan, organizon Procesionin e “Udhës së Kryqit”, përjetimin e Kalvarit të Krishtit të 14 Stacioneve të Tij, në Mjediset e Sheshit “Nënë Tereza”, procesion të cilin do ta udhëheqë e celebrojë Atqipeshkvi Mitropolit të Dioqezës Tiranë-Durrës Shkëlqesia e Tij, Monsinjor Arjan Dodaj, së bashku me Ambasadorin e Selisë së Shenjtë të Vatikanit në Shqipëri , Eminenca e Tij e Lartë, Lugi Bonazzi.
Monsinjor Arjan Dodaj tregoi domethënien e ritit dhe shpjegoi procedurat fetare që ndiqen në këtë rast.
“Siç e do tradita e krishterë, edhe ne mblidhemi së bashku në këtë shesh për të përjetuar momentet e fundit të jetës së Jezusit, udha e tij me kryqin e shenjë. Ne do të përshkojmë 14 ndalesa ku përjetojmë momente të ndryshme të mundimit të Tij.
Në to identifikojmë ecurinë e jetës sonë, mbarë njerëzimi është i shtypur nga pesha e kryqit.
Sot njeriu është i rrëzuar në shumë aspekti si lufta dhe krizat ekonomike.
Koloseu emblemë e këtij riti, ku Papët nga 19750 kanë dashur ta bëjnë këtë vend në qendrën e martirizimit të krishterëve të parë ku iu hidheshin kafshëve të egra kur nuk braktisnin fenë e të përqafonin fenë pagane të perandorëve.
Koloseu është vendi i persekutimit dhe martirizimit të krishterëve në mbarë botë”, tha Monsinjor Dodaj.