TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Këngëtari Gjon Muharremaj, i njohur me emrin e artit, 'Gjon’s Tears' është vlerësuar me çmimin artisti më i mirë zviceran në MTV EMA Awards.
Evenimenti u mbajt mbrëmjen e djeshme në Budapest të Hungarisë, pjesë e të cilit ishte dhe artistja shqiptare Rita Ora.
Lajmin e bëri me dije vetë këngëtari shqiptar në një postim në Instagram, ku shpreh falenderime për fansat që kanë votuar për të.
“Pa ju, do të qëndroja në shtëpi, ndaj faleminderit për gjithçka,” ka shkruar këngëtari.
Gjon’s Tears arriti një sukses të madh dhe me pjesëmarrjen në Eurovision. Ai arriti t’i sigurojë Zvicrës vendin e tretë, ku spikati me zërin e tij.