LIFESTYLE, 14 Nëntor 2021, 18:31

“Jam dashuruar me burrë të martuar!”- Befason ish-konkurrentja e “Për’puthen”, ja rrëfimi i pazakontë i Antonelës

“Jam dashuruar me burrë të martuar!”- Befason

Ish-konkurrentja e emisionit “Për’puthen”, Antonela Berisha, ka rrëfyer në emisionin “E diell” episode të panjohura nga jeta e saj.

Ndër të tjera Antonela tha se dikur ishte dashuruar me një burrë të martuar pa e ditur që ai kishte një partnere tjetër, ndërsa këtë e kishte zbuluar pas disa kërkimeve në Google.

“Më ka ndodhur që jam dashuruar me një person të martuar. Unë nuk e dija se ai ishte i martuar, por ngaqë jam FBI në gjak e zbulova. Kërkova emrin e tij në Google, edhe vendlindjen edhe më doli një lajm “filan këngëtar i ftuar në dasëm të këtij personi”. Aty zbulova që ishte i martuar. Isha shumë e zhgënjyer. Kisha një muaj që e njihja. Kishte nisur ndjesia. Ai i shkreti dhe sot më lutet, por unë e ndërpreva gjithçka aty. Tani as nuk më intereson”, tregoi Antonela.

Me gjithë insistimin e moderatorit, ish-konkurrentja e “Për’puthen” refuzoi të tregojë emrin e personit në fjalë.

“Jam dashuruar me burrë të martuar!”- Befason