TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pas daljes nga Big Brother Vip, ish-futbollisti Granit Cana ka folur për Fan Club, duke dhënë më tepër detaje rreth marrëdhënies së krijuar mes tij dhe Fifit brenda shtëpisë dhe në anën tjetër për të dashurën e tij jashtë!
Graniti tha se me Fifin e kanë lidhur shumë gjëra që prej fillimit dhe bisedat me të e ka bërë të ndihet mirë.
“Mua më kanë lidhur shumë gjëra me Fifin që në fillim! Prej fillimit që kam filluar muhabet.
Ashtu jam ndjerë për gjithçka kam bërë. Lidhje s’kam pas aty jam futur single. Ka qenë çështje e kohës. Si kam premtuar Fifit që do e marr nuse për shpi, por i kam thënë që do njihemi”, u shpreh Graniti.
Më tej, ai shton se është futur brenda shtëpisë së BBV ’single’, ndërsa me vajzën që ende e ka në zemër kanë lënë marrëdhënien e tyre pezull dhe arsyeja ka qenë pjesëmarrja në spektakël.
“Unë kam qenë single kur jam futur në Big Brother.
Single kam qenë, ka qenë diçka pezull! Vajza që është jashtë kërkoi falje për letrën, më ka ardhur keq për ty, është ndjerë keq sepse edhe ajo e ka përjetuar keq që unë dola. Nuk u ndjerë mirë për punën e Fifit dhe e ka vuajtur. Kur ka ardhur puna e Big Brother ajo është ndjerë keq dhe e kemi lënë. Marrëveshje nuk kemi bërë, jam futur vetvetja pa asnjë skenar.
Filloi me u bo lidhja pak toksike dhe arsyeja kryesore e ndarjes ishte hyrja në Big Brother. Po kam folur me atë vajzën, kemi mbet me u taku, dhe shpresoj të sqarojmë gjërat.
Do doja të ktheheshim përderisa e kam akoma në zemër”, tha më tej Graniti.