LIFESTYLE, 15 Shkurt 2022, 11:07

Eleni Foureira, publikon dhuratat e veçanta që mori në ditën e të dashuruarëve

Eleni Foureira, publikon dhuratat e veçanta që mori në

E cilësuar si Shakira e Greqisë, Eleni Foureira në fakt është Entela, një vajzë emigrante shqiptare.

Duke folur për një revistë greke, Eleni ka thënë se është vajza e Kristaqit nga Fieri dhe Marietës nga Vlora, dhe ka lindur në Fier në vitin 1987.

Eleni Foureira, prej vitesh përflitet se është në lidhje me futbollistin e njohur spanjoll, Alberto Botia.

Në ditën e të dashuruarëve këngëtarja ka ndarë dhuratën e vecantë që i bëri të dashurit të saj.

Këngëtarja 34-vjeçare ka publikuar në Instagram, një seri fotosh teksa ndodhet në tualet, duke shkruar në pasqyrën e avulluar “Të dua”. Menjeherë ka patur komente dhe pëlqime të shumta në fotot e publikuara.

Përveç dashurisë që ndau me ndjekësit e saj, Foureira ka zbuluar edhe dhuratën që i ka bërë i dashuri i saj, Alberto Botia. Ish-futbollisti i Olimpiakos i ka dërguar partneres së tij një buqetë me trëndafila të kuq dhe një ravasaki.