TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Historia e mjekut Drini Dobi, i njohur edhe si doktori i të gjithëve deri në ditën që u nda nga jeta, dy vite më parë nga COVID-i, tashmë është materializuar në një dokumentar, për t’i treguar kujtdo historinë e një mjeku të vërtetë, që gjithmonë u karakterizua nga humanizmi.
Për regjisoren dhe skenaristen Rira Kokaj, realizimi i një dokumentari mbi figurën e doktor Dobit nuk ishte aspak e lehë.
”Gjithsecili ka njohje, flet di shumë për të, në këtë rast vështirëson punën time sepse unë duhet të bëj një punë, të projektoj doktor Drini Dobin ashtu siç e njohin të gjithë”, u shpreh ajo.
Ndarja e tij nga jeta ka lënë bosh një vend të veçantë tek kolegët dhe natyrisht edhe tek familjarët.
”E kujtojmë me mungesën e tij, e kujtojmë çdo ditë si koleg që e kishim në krah në çdo situatë klinike, ne kemi qenë edhe shumë miq familjeje ndaj edhe në situatat familjare”, tha Sonila Tomori.
”Të flasësh për Drinin është e thjeshtë dhe shumë e vështirë njëkohësisht. Sepse Drini ishte ndër ata persona që ishte po aq pozitiv, nxitës, mbështetës, motivues në jetën e përditshme, familjare. Ne të dy ishim mjekë dhe mbështesnim njëri- tjetrin, po aq e rëndësishme të flasësh për të nga ana profesionale”, tha gruaja e tij, Florida Dobi.
Doktor Drini Dobi u nda nga jeta në nëntor të vitit 2020 në moshën 51- vjeçare, pasi humbi betejën me Covid. Pas ndarjes nga jeta ai u dekorua nga ish- presidenti Ilir Meta me dekoratën ‘’Nënë Tereza”.