LIFESTYLE, 30 Mars 2022, 17:33

“Turp i madh”/ Gena zbulon se çfarë i ndodhi në një dasmë: Më hodhën 7-8 mijë euro false!

“Turp i madh”/ Gena zbulon se çfarë i ndodhi në

Këngëtari i njohur Gena ka treguar një histori tejet interesante, në dasmat ku merr pjesë.

I ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, ai ka thënë se tashmë ka ndryshuar tradita e mëparshme ku paratë i merrte orkestra, pasi lekët tashmë i takojnë çiftit, ndërsa këngëtarët paguhen paraprakisht.

Mirëpo ai ka treguar një histori të mëparshme, ku në një dasmë i kanë hedhur 7-8 mijë euro false, ndërsa shton se ka mbetur i turpëruar.


Gena: Kemi çuar lekët në bankë dhe aty është turp i madh se kanë dalë që janë false dhe është problem tjetër.

Pyetje: Çfarë vlere mund të kenë qenë false?

Gena: Rreth 7-8 mijë euro. Përpara 10 vitesh, ishin të kopjuara aq mirë sa nuk kuptoheshin. Ai mund të të hedhë dhe florinj e të dalë bakër. Ideja është që ke në dorë lekë false dhe ndihesh i turpëruar në atë moment.