LIFESTYLE, 8 Janar 2022, 09:45

Garë e fortë/ Iliri përballë çiftit Einxhel-Dj Dagz, kush do të eliminohet nga shtëpia e Big Brother Vip

Garë e fortë/ Iliri përballë çiftit Einxhel-Dj Dagz,

Tre nominime shumë të forta. Iliri, Einxhel dhe Dj Dagz do të përballen për disa ditë ndërsa do të votohet nga publiku se kush do të dalë nga shtëpia e Big Brother Vip.

Iliri, një emër i komentuar shumë në shtëpi si një lojtar i fortë, do të përballet me çiftin e sapokrijuar brenda shtëpisë.

Ndërkohë, lojtari që u eliminua mbrëmjen e djeshme ishte Merdiani. Nga ana tjetër, i preferuari i publikut që ishte Donaldi kishte fuqinë e vetos, nuk mund të nominohej, por vetëm të nominonte.