LIFESTYLE, 8 Janar 2022, 08:44

Donaldi bëhet xheloz për Beatrixën, kush hyri mes çiftit këtë herë

Donaldi bëhet xheloz për Beatrixën, kush hyri mes çiftit

Pesë banorë të rinj iu shtuan “Big Brother VIP” të martën e kaluar, mes tyre 3 djem: Tani, Eltoni dhe Arbri.

Ndërkohë, mbrëmjen e djeshme, këngëtarja Beatrix Ramosaj tregoi se është treguar e distancuar me djemtë. Moderatorja Arbana Osmani pyeti Donald Veshajn nëse kjo ka ndodhur për shkak të xhelozisë së tij, por ai ndryshoi temë.

Donaldi bëhet xheloz për Beatrixën, kush hyri mes çiftit

Beatrix: Unë çunat i kam përshëndetur si jeni, a jeni mirë, respekte dhe kam vazhduar me gocat

Eltoni: Dhe unë që e kam njohur nga jashtë nga një produksion tjetër më ka thënë veç çkemi Elton, mirë?

Beatrix: Ditët në vazhdim do ndryshoj


Arbana: Pse Trixa? Është Donaldi xheloz apo si është puna?

Eltoni: Kur i dhashë trëndafil i thashë Donaldit mos u bëj xheloz edhe nuk e di tashi

Beatrix: Çunat i njoh avash avash, me limit

Arbana: Donald, çke Donald?

Donaldi: Hiç po më hahet.