LIFESTYLE, 30 Janar 2024, 18:33

Franca në ‘alarm’, dy prej djathërave më të preferuar rrezikohen nga ‘zhdukja’

Franca në ‘alarm’, dy prej djathërave më të

Djathërat Brie dhe Camembert mund të mos prodhohen më për shkak të mungesës së kërpudhave. Qendra Kombëtare për Kërkimin Shkencor në Francë thotë se përpjekjet përgjatë dekadave për të prodhuar koren tipike të bardhë të djathit Camembert ka ndikuar te kërpudhat që përdoren për të.

Për shkak të kësaj, kërpudhat mund të zhduken dhe si rrjedhojë, të ‘zhduket’ edhe Camembert. Është thënë se edhe djathërat blu si Roquefort janë të rrezikuar, por jo sa Brie dhe Camembert që duhet të zbuten në sipërfaqe. Të dy djathërat janë produkte të gjizës së bashkuar me kërpudhat. Sporet blu që e dallojnë Roquefort vijnë nga Penicillium roqueforti, ndërsa Penicillium camemberti krijon teksturën unike të djathit Brie dhe koren e bardhë të Camembert.

Kërpudhat besohet se janë zhvilluar në djathërat e ruajtur në bodrume të lagështa dhe të ftohta, veçanërisht në Normandi, ku u shpik Camembert. Blegtorët zbuluan se ishte më e lehtë të përdoreshin sporet e prodhuara në laborator për këtë proces. Në Normandi, prodhuesit e djathit zgjodhën një varietet albni të Penicillium camemberti për të ruajtur lëvozhgën e bardhë.

Por ajo që ndodhi, si çdo herë që një organizëm i madh apo i vogël i nënshtrohet një përzgjedhjeje tepër drastike, është se diversiteti i tyre gjenetik është reduktuar shumë. Blegtorët nuk e kuptuan se kishin zgjedhur një lloj të vetëm, gjë që nuk ndihmon qëndrueshmërinë. Mikroorganizmat në djathë mund të marrin pjesë si në riprodhimin seksual ashtu edhe në atë aseksual, por industria ushqimore varet nga “metoda aseksuale dhe prodhon klone për të mundësuar prodhimin. Kjo prodhon djathin me format tipik, por me kalimin e kohës shkakton reduktimin e numrit të kërpudhave.