LIFESTYLE, 29 Janar 2024, 18:38

Kur të “buzëqesh” fati, francezi gjen në park diamantin 7-karatësh

Kur të “buzëqesh” fati, francezi gjen në park

Një visitor parizien në SHBA përjetoi një aventurë të rrallë.

Julien Navas, i cili po vizitonte SHBA-në për të parë nisjen e misionit të parë amerikan të zbarkimit në hënë nga kepi Canaveral, Florida, vizitoi gjithashtu edhe Nju Orlinsin. Gjatë rrugës, ai mësoi për Parkun Kombëtar të Kraterit të Diamanteve në Arkansas. Duke qenë se më parë kishte kërkuar për ar dhe fosile amoniti, parku i tërhoqi vëmendjen.

Më 11 janar, Navas mbërriti në park, bleu biletën e tij dhe mori me qira një komplet bazë gjuetie diamantësh.

Kur të “buzëqesh” fati, francezi gjen në park

Për fat, disa ditë përpara se ai të mbërrinte në park kishte rënë shi kështu që dheu ishte ende i lagësht. Kjo bën që pranë sipërfaqes të dalin gurët e rëndë, mineralet dhe diamantet.

Navas shkoi në Qendrën e Zbulimit të Diamantit të parkut me ato çfarë kishte gjetur. Atje, atij iu tha se kishte gjetur një diamant kafe 7.46 karatë.

Navas tha se ishte i habitur dhe gjithçka që mund të mendonte ishte t’i tregonte të fejuarës së tij atë që kishte gjetur. Guri është ngjyrë kafe e thellë çokollatë dhe i rrumbullakët, thuajse sa një kokërr karamele.

Navas e quajti diamantin e tij Diamanti Carine, emri i të fejuarës së tij dhe planifikon ta ndajë gurin në dy pjesë, njërën për t’ia dhuruar gruas së ardhshme dhe tjetrën për vajzën e tij.

Navas e quajti parkun një “vend magjik, ku ëndrra për të gjetur një diamant mund të realizohet! Ishte një aventurë e madhe.” Navas shtoi se shpreson të kthehet në park me vajzën e tij kur ajo të rritet.

Diamanti Carine është diamanti i tetë më i madh i gjetur në Kraterin e Diamanteve që kur u kthye në Park Kombëtar në vitin 1972. Vizitorët gjejnë një ose dy diamante atje çdo ditë. Diamantet u formuan qindra miliona vjet më parë, rreth 60 deri në 100 milje nën tokë.