LIFESTYLE, 27 Janar 2024, 19:29

Zbulohet partnerja “misterioze” e Albi Nakos?

Zbulohet partnerja “misterioze” e Albi Nakos?

Pak para hyrjes në “Big Brother VIP”, Albi Nako zbuloi se është në një lidhje 4-vjeçare me një balerinë nga Shkodra. Pa dashur të japë më shumë detaje, Albi tha se, edhe nëse do të ishte beqar, nuk do të krijonte asnjë lidhje në këtë reality show. I pyetur për bisedën e fundit me të, Albi u përgjigj: “Më tha fli me kë të duash”, por shtoi se edhe po të ishte beqar, nuk do të krijonte romancë në shtëpinë e “Big Brother VIP 3”.

Por, kush është partnerja e Albit?

Ndonëse vetë çifti ka preferuar që ta mbajë këtë histori sa më diskrete, “Panorama Plus” ka zbuluar se të dy shihen kudo bashkë në shoqërinë e njëri-tjetrit, duke konfirmuar kështu se kjo histori tashmë është e konsoliduar.

Partnerja e Albit quhet Dori dhe është disa vite më e re se koreografi. Dori dhe Albi nuk janë vetëm partnerë në jetë, por edhe në skenë, pasi të dy punojnë së bashku në akademinë e kërcimit që Albi drejton, por edhe në projektet e tjera që koreografi merr përsipër.

Dori është një emër i njohur në rrethin e balerinëve, duke u bërë e famshme edhe për këtë histori, që zgjat prej 4-vjetësh.