LIFESTYLE, 29 Janar 2024, 14:47

Marrëdhënia me Bucin në BBVK, Santiana flet për kërcënimet që ka marrë familja e saj

Marrëdhënia me Bucin në BBVK, Santiana flet për

Santiana Maloku ishte një nga banoret e BBVK2, e cila shkoi deri në gjysmëfinale, por nuk arriti ta prekte finalen. Loja e saj u komentua gjatë brenda dhe jashtë shtëpisë, kryesisht për shkak të marrëdhënies së saj me një tjetër banor, Yllin, ose siç njihet gjerësisht, Bucin.

E ndërsa ata pranuan se gjithçka e bënë për lojë dhe se mes tyre nuk pati kurrë asgjë dhe as nuk do të ketë, fansat e programit shkuan shumë larg. Në një intervistë për BBVK Fan Club, Santiana ka rrëfyer se familja e saj ka marrë kërcënime.

“E kam ditur që loja ime me Bucin, pak a shumë ma ka marrë mendja si do të pritet, por nuk e kam ditur që njerëzit mund të shkojnë deri në atë pikë sa t’i shkruajnë nënës time, gjyshes sime, familjes sime, fjalë deri te kërcënimi. Kjo pjesë më pengon shumë dhe ndihem jashtëzakonisht keq”, tha ajo.