LIFESTYLE, 14 Janar 2023, 17:09

Çfarë është sindroma Munchausen? Të shpikësh sëmundje që nuk i ke...

Çfarë është sindroma Munchausen? Të shpikësh

Munchausen është një sindromë e rrallë psikologjike, e cila e ka marrë emrin nga një aristrokrat gjerman, Baron Munchausen, që u bë i famshëm sepse gënjente dhe shpikte histori për të shkuarën e tij. 

Njerëzit që janë të prekur nga kjo sindromë, gënjejnë ose shpikin sëmundje të cilat ata nuk i kanë, për të tërhequr vëmendjen, përkujdesjen dhe mëshirën e të tjerëve. 

Këta persona paraqesin këto shenja: 

-Gënjejnë për simptomat e tyre dhe zakonisht gënjejnë edhe për aspekte të tjera të jetës së tyre, për të shkuarën e tyre. 

-Manipulojnë rezultatet e testeve mjekësore, përshembull duke shtuar gjak në urinë. 

-U shkaktojnë plagë dhe dëmtime vetes, përshembull helmim, për t'u sëmurur dhe për të patur kujdesin e mjekëve. 

-Zakonisht zhvillojnë takime me shumë mjekë gjatë jetës së tyre dhe përfundojnë shpesh në spital, pa shkak. 

Sindroma Munchausen është e ndryshme nga hipokondria, kur personi beson realisht se është i sëmurë. Në rastin e personave me sindromëm Munchausen, ata e dinë se nuk janë të sëmurë, por shtiren dhe manipulojnë testet, zakonisht për të marrë vëmendjen e personave të afërt, mjekëve dhe të tjerëve.

Këta persona janë manipulues dhe të gatshëm të kryejnë trajtime mjekësore të panevojshme, deri te operacionet, vetëm për të marrë vëmendjen, përkushtimin apo mëshirën e të tjerëve. 

Kjo sindromë është më e shpeshtë tek meshkujt e moshës 30-50 vjeç. 

Nuk ekziston një trajtim standart për këtë sindromë, por psikoterapia i ndihmon pacientët.