TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
“Noma”, restoranti i shqiptarit nga Tetova, Rene Rexhepi, do të mbyllë dyert për shërbim të rregullt në fund të vitit 2024.
“Noma” është zgjedhur restoranti më i mirë në botë për vitin 2021. Restoranti që ndodhet në Kopenhagë të Danimarkës u vlerësua me çmimin e parë në mesin e 50 restoranteve më të mira në botë.
Noma kishte qenë në majë të klasifikimeve edhe më herët në vitet 2014, 2012, 2011 dhe 2010.
Vendimi vjen pasi “Noma” dhe shumë restorante të tjera elitare po përballen me shqyrtimin e trajtimit të punëtorëve, shumë prej tyre të paguar keq ose aspak, të cilët prodhojnë dhe shërbejnë këto pjata të shkëlqyera.
Stili i ngrënies së mirë që “Noma” ndihmoi në krijimin dhe promovimin në mbarë globin - jashtëzakonisht inovativ dhe shumë i shtrenjtë - mund të jetë duke kaluar një krizë qëndrueshmërie.
Rexhepi, i cili prej kohësh e ka pranuar se për të prodhuar kuzhinën e restorantit kërkohen orë rraskapitëse, tha se llogaritja e kompensimit të drejtë të afro 100 punonjësve, duke ruajtur standarde të larta, me çmime që do të përballojë tregu, nuk është e zbatueshme.
“Ne duhet të rimendojmë plotësisht industrinë”, tha ai. “Kjo është thjesht shumë e vështirë dhe ne duhet të punojmë në një mënyrë tjetër”.
“Noma” u zgjodh restoranti më i mirë në botë për vitin 2021. Restoranti që ndodhet në Kopenhagë të Danimarkës u vlerësua me çmimin e parë në mesin e 50 restoranteve më të mira në botë.
Konkursi ‘50 restorantet më të mira në botë’, i cili u zhvillua në Antwerp, Belgjikë, nga data 3-5 tetor 2021, vlerësoi “Noma”-n për menynë e saj novatore dhe përdorimin e përbërësve të veçantë ushqimorë.
“Asnjë udhëtim në Noma nuk është kurrë i njëjtë, me Rene Rexhepin dhe ekipin e tij duke kërkuar vazhdimisht për përbërës të papritur dhe duke i kthyer ata në pjata të bukura”, thuhet në dedikimin e çmimit për fituesin.
Më herët gjatë vitit 2021 “Noma” u vlerësua me tre yje “Mischelin”. “Mishelin” vuri në dukje ‘lidhjen e fortë të restorantit me natyrën, duke përdour përbërës të pazakontë sezonalë në pjata krijuese dhe komplekse’.
Në intervistën e tij të parë pasi “Noma” mori çmimin e madh, Rene Rexhepi tregoi se sa i rëndësishëm ishte ky vlerësim për të dhe stafin e tij pas një sfide 18-mujore në këtë industri si pasojë e pandemisë.
“Është e mahnitshme, pa pasur nevojën të ndihet si një rekord i thyer. Është e mahnitshme veçanërisht në këto momente”, tha Rexhepi.