LIFESTYLE, 17 Dhjetor 2025, 21:45

Elhaida Dani hap natën e parë të Festivalit, merr vëmendje e veshur në blu

Elhaida Dani hap natën e parë të Festivalit, merr vëmendje e

Këngëtarja e njohur, Elhaida Dani, ka hapur mbrëmjen e parë të Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, duke sjellë emocione dhe atmosferë festive në skenën më të rëndësishme të muzikës shqiptare.

Edhe këtë vit, Elhaida është përzgjedhur si drejtoreshë artistike e Festivalit të Këngës, një rol që ajo po e mban për të dytin vit radhazi, duke dëshmuar besimin që institucioni dhe publiku kanë ndaj saj.

Festivali këtë vit po mbahet në kuadër të edicionit të 64-të, duke mbledhur artistë të njohur dhe emra të rinj të skenës muzikore shqiptare.

Elhaida u ngjit në skenën e madhe me një fustan elegant ngjyrë blu, i cili tërhoqi menjëherë vëmendjen e publikut.

Në përfundim të performancës, ajo uroi të gjithë pjesëmarrësit dhe tha: “Me këmbë të mbarë”.

Ky festival drejtohet nga Arilena Ara dhe aktori Salsano Rrapi.