TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Balerini Ilir Shaqiri, fituesi i çmimit të madh prej 100 mijë eurosh është rikthyer sot për të folur për përjetimet e tij në këtë lojë.
I ftuar në Post Big Brother VIP, Shaqiri tregoi momentet e para pasi u shpall fitues. Ai u shpreh se momenti që shkatërroi gjithçka ishte kur nuk pa vajzën në emision duke e pritur pasi kishte rezultuar pozitive me Covid.Ndërsa për finalen me Donaldin, Iliri tregoi fjalët e fundit që ai i tha pasi mori fitoren.
Iliri: "Mua më shkatërroi pritshmërinë time. Kur të përqafova, po kërkoja Emilyn. Nuk kam pasur mundësi të dal shumë, vetëm për t’i bërë tamponin Emanuelës se do ikte në Itali. Kemi takuar njerëz, edhe në aeroport, aeroporti desh fluturoi me gjithë avionin. Ti na ke thënë shumë herë që kjo gjë ka arritur çdo pritshmëri, por që të arrinte në këtë pritshmëri, nuk e kisha menduar kurrë. Unë kam ardhur me një mision për veten.
Këto 4 muaj e gjysmë kam bërë e thënë ato që kam dashur dhe kjo i ka arritur njerëzve shumë qartë, shumë shqeto. Duke arritur në finale, arrita objektivin tim. Tek nata finale, ajo që më dha qetësi është se arrihet ajo që ke parashikuar se rivalitetin me Donaldin e kam parë dhe dashur që në fillim. Në natën finale, Iliri dhe Donaldi ishin shumë të qetë, e shijuan pafundësisht atë që ishte bota e surprizave. Fjalët e fundit që Donaldi më tha ishte “e ndjeva dhe e meritove”.