LIFESTYLE, 22 Shkurt 2022, 11:17

Festa e banorëve të “Big Brother VIP”/ Donaldi dhe Beatrix nuk shoqërohen bashkë

Festa e banorëve të “Big Brother VIP”/ Donaldi dhe Beatrix

Mbrëmjen e djeshme në festën e banorëve të “Big Brother Vip”, ajo që u vu re ishte largësia që kishte çifti Donald-Beatrix.

Aktori Donald Veshaj, në festën e djeshme është parë në shoqërinë e të gjithë ish-banorëve dhe vëllait të tij aktorit Romeo Veshaj, por jo afër këngëtares Beatrix Ramosaj.

Duket se çifti ka përsëri një mërzitje mes tyre, kjo kuptohet nga distancomi që mbajtën. Beatrixi ka qenë në çdo kohë në shoqëri më vëllain e saj Alban Ramosaj të cilët ishin në një tavolinë.

Kjo ka bërë që Beatrix të largohet e mërzitur nga situata në festë dhe duket se dyshja nuk janë më bashkë.

Me shumë mundësi ka një krisje në raportin e tyre, ndërkohë që dyshimet konfirmohen nga Albani, i cili ka postuar një foto mbështetëse për motrën e tij.

Donaldi dhe Trixa janë lidhur brenda shtëpisë së “Big Brother Vip”, ishte një nga çiftet më të përfolur.

Festa e banorëve të “Big Brother VIP”/ Donaldi dhe Beatrix