TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Beniada ka bërë reagimin e parë në rrjetet sociale pas daljes nga “Big Brother VIP”.
Ajo ka qenë njëra nga banoret që është komentuar shumë brenda shtëpisë, sidomos për pozitivitetin dhe energjinë.
E kur kanë kaluar pak ditë nga finalja, modelja ka bërë një postim në Instagram duke theksuar se për mbështetjen që ka marrë, është e lumtur që u bë pjesë e kësaj loje.
“Përshendetje! Përpara se të nisja këtë aventurë, ishin të shumtë që më thonin nuk do t’ia dalësh, mos u fut, nuk është për ty. E di çfarë bëra? “Dëgjova veten”. Këtë gjë duhet të bëjmë gjithmonë, t’i japim forcë dhe kurajo vetes dhe do t’ia dalim. Tani shoh sa shumë doni, sa shumë më mbështesni dhe kuptoj sa mirë kam bërë që u bëra pjesë e “Big Brother VIP”, shkruan ajo.
View this post on Instagram
Kujtojmë se në finale Beniada doli e katërta duke fituar vetëm 10 mijë euro si finalist. Po ashtu, asaj i është ofruar një kontratë nga “Top Channel” në emisionin “Procesi sportiv”.