TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Teksa ishte e ftuar në emisionin “Ëndërrtjerrësit” gjatë mbremjes së djeshme, aktorja e njohur Mariana Kondi ka treguar se eksperienca në “Portokalli” ishte një nga më të rëndësishmet në karrierën e saj.
Kjo sepse korrektesa e punës dhe ambjenti miqësor endihmoi shumë që të rritej profesionalisht.
Por, teska ajo rrëfente karrierën e saj, në një moment e krahasoi “Portokallinë” me formatin “Big Brother” sepse të gjithë mblidheshin për ta parë gjatë mbrëmjeve.
“Siç është Big Brother sot, ashtu ishte edhe Portokallia në atë kohë. Po të pyesësh taksistët që s’ka këmbë njeriu për të martë e të premte, ashtu shkonin të dielën për Portokallinë”, tha aktorja.
Por, ajo e la me kaq rrëfimin lidhur me ‘BBV’, dhe zgjodhi që të mos e komentojë lajmin nëse është paguar apo jo për punën e saj në bashkëpunim me vëllezërit Veshaj.
Ju rikujtojmë se ky lajm erdhi fill pas debatit të Einxhel dhe Donaldit brenda shtëpisë së ‘BBV’, ku kjo e fundit e akuzoi aktorin se nuk e kishte paguar atë, madje dhe Mariana Kondit nuk ja dha pagesën kur ata realziuan një bashkëpunim.