TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ardhja e Bebe Rexhës në Kosovë për të performuar në Sunny Hill ka vijuar me një vizitë në vendlindjen e të atit. Këngëtarja ka shkuar në Dibër ku përmes fotove ka treguar se ka takuar të afërmit dhe ka kaluar kohë me ta. Një moment emocional ku ajo ka përfshirë edhe videot ku përlotet, ka qenë vizita në varreza te gjyshi i saj i ndjerë.
Pas 12 vitesh, u ktheva në vendlindjen e babait tim në Dibër, Maqedoni. Rilidhja me rrënjët e mia dhe familjen ishte shumë emocionale. Të vizitoja varrin e gjyshit tim ishte shumë domethënëse sepse nuk munda të isha në funeralin e tij ndërsa ndodhesha në turne. Familja është gjithçka për mua dhe kjo vizitë më rikujtoi rëndësinë e lidhjeve tona.
Në një koment, Bebe ka shtuar:
Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, për mua janë të gjitha Shqipëria ime!