LIFESTYLE, 29 Korrik 2024, 16:03

Partnerja e Messit kapet ‘mat’ duke i ‘përgjuar’ telefonin futbollistit, pamjet bëjnë xhiron e rrjetit

Partnerja e Messit kapet ‘mat’ duke i ‘përgjuar’

Një video po bën xhiron e rrjetit, ku tregon gruan e Lionel Messit duke ia parë telefonin me bishtin e syrit.

Kjo video është realizuar gjatë ndeshjes Inter Miami ndaj klubit meksikan Puebla në Kupën e Ligës që përfundoi 2-0.

Në minutën e 33-të kamera zmadhoi dyshen në tribunë duke ndjekur ndeshjen. Messi dukej se po shikonte rastësisht telefonin e tij kur Antonela i hodhi një vështrim nga ana e tij.