TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Adele është fejuar fshehurazi me agjentin sportiv amerikan Rich Paul. Pas muajsh spekulimesh se çifti ishin martuar, Rich në fakt i ka propozuar këngëtares për martesë rreth 1 javë më parë.
Superylli botëror i ka thënë “Po” propozimit dhe e ka ndarë lajmin e bukur me miqtë e familjarët.
“Rich planifikoi që t’i propozonte në vendlindjen e saj dhe i dhuroi një unazë diamanti të 4 karat. Ata festuan me shampanjë në Chiltern Firehouse.”
36-vjeçarja ndezi thashethemet se ishte martuar pasi iu referua në skenë Rich si burri i saj.
Adele ka qenë e martuar me sipërmarrësin Simon Konecki nga 2018 deri në 2021. Çifti kanë një djalë 11-vjeçar, Angelo.
Ajo nisi romancën me babanë e tre fëmijëve Rich, pas ndarjes dhe, në vitin 2022, u raportua se kishte blerë një rezidencë të madhe në Beverly Hills.