LIFESTYLE, 14 Nëntor 2022, 10:14

Redon Makashi përgënjeshtron lajmin e fejesës: Nuk kam asnjë lidhje me personin në foto

Redon Makashi përgënjeshtron lajmin e fejesës: Nuk kam asnjë

“Redon Makashi është fejuar”, është ky lajmi që qarkulloi ditën e djeshme.

Shkak u bë një foto e vetme që kantautori publikoi në shoqërinë e balerinës, Rexhina Çuko. Madje mediat publikuan edhe detaje nga ‘historia e tyre e dashurisë’. Por për të përgënjeshtruar këtë lajm është dashur pikërisht reagimi i vetë artistit. Në rrjetet sociale Redoni u shpreh se nuk është i vërtetë lajmi i fejesës.

“Përgënjeshtrim! Lajmi qe po qarkullon ne disa  portale ne lidhje me jetën time private nuk është i vërtetë.

Dëshiroj të sqaroj publikun tim se unë nuk kam asnjë lloj lidhje me personin që shfaqet në foto krah meje!”, ka shkruar ai në rrjetet sociale duke i dhënë fund një historie të trilluar nga mediat.

Kujtojmë se ditën e djeshme fotot e tij me balerinën u shndërruan në kryefjalën e mediave. Duke cituar burime, shkruhej se Redoni dhe Rexhina kishin një histori të gjatë që më në fund po e celebronin. Por në fakt nuk paska qenë kështu.

Redon Makashi përgënjeshtron lajmin e fejesës: Nuk kam asnjë

Redon Makashi përgënjeshtron lajmin e fejesës: Nuk kam asnjë