LIFESTYLE, 11 Nëntor 2021, 15:48

Autoritetet zbulojnë personin që vendosi plumbin e vërtetë në armën e Alec Baldwin

Autoritetet zbulojnë personin që vendosi plumbin e vërtetë
Halyna Hutchins dhe aktori Alec Baldwin

Së fundmi autoritetet kanë deklaruar se, kanë zbuluar personin që vendosi plumbin e vërtetë në armën me të cilën Alec Baldwin qëlloi kineasten Halyna Hutchins.

Gjatë një interviste për “Good Morning America”,prokurorja e Qarkut Santa Fe, Mary Carmack-Altwies, tregoi se  nuk mund të përmend emra, pasi ndaj personit në fjalë mund të ngrihen akuza penale.

“Ndoshta është më e rëndësishme të fokusohemi në atë që çoi në të shtënat sepse në momentin e të shtënave, e dimë që të paktën z. Baldwin nuk e kishte idenë që arma ishte e mbushur, kështu që është më shumë se si u mbush ajo armë.”, u shpreh prokurorja.