LIFESTYLE, 8 Nëntor 2021, 13:09

Tjetër tragjedi në grupin e xhirimit të filmit “Rust”, elektricisti rrezikon të humbasë dorën

Tjetër tragjedi në grupin e xhirimit të filmit

Xhirimet e filmit Rust mund të jenë ndalur pasi kineastja Halyna Hutchins u qëllua për vdekje aksidentalisht nga Alec Baldwin më 21 tetor por ngjarjet tragjike vazhdojnë.

Pas vendimit për të ndalur xhirimet, teknikët po largonin mjetet por një merimangë helmuese kafshoi një nga elektriçistët.

Jason Miller iu nënshtrua operacioneve të njëpasnjëshme, por ka vuajtur nga sepsis dhe rrezikon të humbasë krahun, raportoi Sky News. Në faqen që po mbledh fonde për teknikun thuhet “mjekët bëjnë çmos për të ndaluar infeksionin dhe për të shpëtuar krahun e tij nga amputimi”.

“Do të jetë një rrugë shumë e gjatë drejt rikuperimit për Jason nëse ekipi mjekësor është në gjendje t’i shpëtojë krahun.”

Një zëdhënës i kompanisë së prodhimit, së cilës i përket edhe Baldwin, tha se kompania nuk komenton çështjet private të ekuipazhit.