TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Xheni Karaj, aktiviste për të drejtat e komunitetit LGBT+, ka vendosur të pranojë ftesën e Pastor Akilit dhe është paraqitur në Kishën ku predikon ai, sëbashku me të dashurën e saj, Livian dhe disa aktivistë të tjerë.
Në një status ironik, Karaj thotë se pasi dëgjoi dy orë "fjalën e perëndisë", nuk pësoi asnjë ndryshim dhe kur doli nga Kisha, kuptoi se e do po njëlloj partneren e saj.
Pak ditë më parë, në emisionin e Arian Çanit, Zonë e Lirë, u shfaq një grua italiane e cila deklaroi se kishte qenë lesbike për më shumë se 40 vjet, por tani nuk i dashuron më gratë sepse "takoi Jezusin". Sëbashku me pastor Akilin, në emision u predikua fakti se personat që idenfitikohen si LGBT+ mund të ndryshojnë, gjë që nuk është pritur aspak mirë nga ky komunitet.
Me sa duket, reagimi i aktivistëve, lidhet me këtë program televiziv.
"Mendova se pasi të dëgjoja shërbesën sot, ndoshta do ta doja më pak Livian, ndoshta do e shikoja dashurinë time për të si mëkat. Por, dola nga Kisha e Akilit e mbushur me dashuri! E dua Livian tani më shumë se dje dhe e falenderoj Akilin që u bë mjet që Perëndia të më thotë këtu, në shtepinë e saj, se nuk ka asgjë të keqë tek dashuria. Përkundrazi, ajo është më e fortë edhe se vetë shpresa.
Tani e ka rradhën Akili ta lejojë Perëndine, ti flasë atij për dashurinë. Sepse – edhe njëherë – 'Dashuria është e durueshme; plot mirësi; dashuria nuk ka smirë, nuk vë në dukje, nuk krekoset.’ ", shkruan ndër të tjera Xheni Karaj.

Postimi i plotë:
Erdhëm me mendjen e hapur se mos ndryshonim duke dëgjuar Akilin, por hiç... Mbetem lezbike e gej!
Dëgjuam të premten ftesën e Akilit për të frekuentuar Kishën e tij, ndaj erdhëm sot ta degjojmë me veshët tona fjalën e Perëndisë.
Erdhëm me mendje dhe zemër të hapur. Qëndruam dy orë, dëgjuam mesazhet që u ndanë sot.
Duke qënë se erdhëm me mendje të hapur shpresuam që perëndia të na vajoste me hirin e saj edhe të derdhte mbi ne të gjitha bekimet që ajo i derdh pa kursim mbi krijesat e veta.
I thashë vetes: jepi një shans pastorit, se nuk vlen ta injorosh. Se siç Perëndia i tha profetit Nehemia, ‘‘Kur, Zoti do të na thotë diçka mund t’i bëjë edhe gurët të flasin.
Pra, mund ta injorosh Akilin, por jo Perëndinë!’’ Thashë, dëgjoje mesazhin që Perëndia do të të japë nga goja e Akilit më mirë se ta dëgjosh nga guri.
Mendova se pasi të dëgjoja shërbesën sot, ndoshta do ta doja më pak Livian, ndoshta do e shikoja dashurinë time për të si mëkat. Por, dola nga Kisha e Akilit e mbushur me dashuri! E dua Livian tani më shumë se dje dhe e falenderoj Akilin që u bë mjet që Perëndia të më thotë këtu, në shtepinë e saj, se nuk ka asgjë të keqë tek dashuria. Përkundrazi, ajo është më e fortë edhe se vetë shpresa.

Të them të drejtën, Perëndia na foli sot. Na foli permës Letrës së parë që Apostulli Pal u ka dërguar Korintasve, Kapitulli 13, ku thotë:
“Edhe sikur të ndaja gjithë pasuritë e mia për të ushqyer të varfërit dhe ta jepja trupin tim që të digjej, e të mos kisha dashuri, nuk do të më vlente asgjë’’!
‘‘Dashuria është e durueshme; plot mirësi; dashuria nuk ka smirë, nuk vë në dukje,
nuk krekoset’’,
‘‘Nuk sillet në mënyrë të pahijshme, nuk kërkon të sajat, nuk pezmatohet, nuk dyshon për keq’’;
‘‘Nuk gëzohet për padrejtësinë, por gëzohet me të vërtetën,
‘‘I duron të gjitha, i beson të gjitha, i shpreson të gjitha, i mban çdo gjë.
‘‘Dashuria nuk ligshtohet kurrë; por profecitë shfuqizohen, gjuhët pushojnë dhe njohuria do të shfuqizohet’’,
‘‘Kur isha fëmijë, flisja si fëmijë, mendoja si fëmijë, arsyetoja si fëmijë; kur u bëra burrë, i flaka gjërat fëminore’’.
‘‘Tani, pra, këto tri gjëra mbeten: besimi, shpresa dhe dashuria; por më e madhja nga këto është dashuria.”
Tani e ka rradhën Akili ta lejojë Perëndine, ti flasë atij për dashurinë. Sepse – edhe njëherë – ‘‘Dashuria është e durueshme; plot mirësi; dashuria nuk ka smirë, nuk vë në dukje, nuk krekoset.’’
AMEN!
