TEJ E KETEJ, 21 Shtator 2020, 20:07

Zbulim folkloriko-historik i Sazan Gurit: Bajram Curri nuk kishte mustaqe, për t'u dukur burrë, çau buzën dhe vari aty pushkën 

Zbulim folkloriko-historik i Sazan Gurit: Bajram Curri nuk kishte mustaqe,

Rritja e numrit të të prekurve me Covid-19, ka shtuar tej mase edhe zbulimet mitiko-shkencore të Sazan Gurit dhe shumë e shumë të tjerëve.

Orët e fundit, ai ka bërë zbulimin e jashtëzakonshëm, një zbulim mitik, që përcakton se Bajram Curri nuk kishte mustaqe (flitet kryesisht për moshën e re) dhe kjo është arsyeja, që nuk e pranonin në luftë, sepse rregulli ishte, që burri që do të shkonte në luftë, duhet të varte pushkën në mustaqe.

I detyruar nga mungesa e mustaqeve, sipas Sazanit, heroi ynë i madh, Bajram Curri, shpoi buzën me gjilpërë, futi aty rrypin e pushkës dhe fill pas kësaj, e pranuan në luftë, sepse më në fund, ai quhej burrë.

Ky zbulim, ka befasuar mbarë botën shqiptare, më së shumti akademinë e Skënder Gjinushit dhe është në vazhdën e zbulimeve marramendëse historike, që Sazani ka bërë këtë periudhë, që kur është mbyllur emisioni i Zhejit e këtej.

Ju bëjmë me dije, se përpara këtij zbulimi, Sazani ynë, tronditi botën mbarë, me zbulimin, se Zoti i të gjithë Zotave, Zeusi, për herë të parë zbriti nga Olimpi, drejtpërdrejt në Shqipëri dhe pasi caktoi vendin e shqiptarëve, piu ujë dhe caktoi me rradhë, vendet e të gjithë popujve të tjerë.

PS. Për më shumë dijeni, mbi zbulimin historik të mungesës së mustaqeve të Bajram Currit, ndiqni videon e mëposhtme të profesor Sazan Gurit!

/TPZ.al/Tej e këtej/

VIDEO: