TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Rama i ka intimiduar të gjithë opozitarët sot përfshirë dhe presidentin e vendit Ilir Meta, teksa ka ironizuar me deklaratën e këtij të fundit se është gati që të japë jetën për zgjidhjen e krizës në vend.
Rama u shpreh për Metën: Një popull i tërë hiqet zvarrë me telekomandë, ku miza bëhet buall. A mendoni se Ilir Meta do vrasë veten? Zoti Kadri çe ka shtyrë vallë Presidentin të mendojë vetëvrasjen? Kadrinjtë japin opinione, kurse Shqipëria juaj nuk i intereson. LSI-ja tashmë nuk përfaqëson askënd, madje as vetë Ilir Metën që e themeloi.
Nga ana tjetër Rama kreun e PD-së Lulzim Basha e ka quajtur një ‘’lider pa allate”, ndërsa njerëzit që i qëndrojnë pas një ‘’shportë karavidhesh”.
Nuk mund të harronte pa përmendur dhe kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi, të cilën e quajti: Doktoreshën e Shkencave të Horoskopit.
Nga ana tjetër si zakonisht sulmoi mediat: Hap TV shikon vetëm zi, tmerr, e merr kohën telenovela e Babale Alizoti dhe telefonata e Nices nga Shijaku, pastaj, fap, vjen djegia e mandateve dhe një popull i tërë zvarrë me telekomandë në derrhane, sherrhane të paparë cdo ditë, miza bëhet buall, miu bëhet ari, dhe derrave u drejtohen fjalë zotëri;
Si mendon zotëria juaj, çmendoni ju zoti Kadri për Nicen e Shijakut, si e konsideroni Babalen, a mendoni ju zoti Kadri se Ilir Meta do vrasë veten, c’e ka shtyrë presidentin të mendojë vetëvrasjen? Dhe derrat e shtrirë atje bëjnë vëzhgime, shfaqin opinione, kurse Shqipërisë juaj që fatmirësisht nuk jeton as në ato kanale, portale dhe falë kadrinjve, e qimkadrinjve, nuk u intereson.
Sharra e Dikurshme që mbyste Tiranën sot është spostuar dhe grumbullimet e mëdha nuk janë as në Porto Romano, por në kanale dhe portalet e kadrinjve dhe cimkadrinjve, një tufë zuzarësh, qe ju tregojnë si të ikni, se në Shqipëri nuk rrihet, se nuk ka gjë për të parë, po 6 mln turistë ca panë, apo i solli me zor mafia, apo ishin të gjithë të droguar dhe nuk dinin ku shkonin e ranë këtu”- tha ai.
Rama foli për herë të parë sot dhe për mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme, teksa tha se në rast se në zgjedhjet lokale të 30 qershorit PD dhe LSI fitojnë qoftë edhe një bashki më shumë, ai është i gatshëm që të çojë vendin drejt zgjedhjeve parlamentare.