TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Lewis Hamilton me Mercedes fitoi sot garën e Çmimit të Madh të Azerbajxhanit, gara e 4-t sezonale e Botërorit të Formula 1, një garë spektakolare dhe me shumë të papritura, sidomos në xhirot e fundit.
Ky është suksesi i parë sezonal për pilotin britanik, që la pas Kimi Raikkonen (i dyti me Ferrari) dhe Sergio Perez (i treti me Force India), që u ngjitën në podium.
Një fund i çmendur i garës që u zhvillua në pistën qytetase të Baku i dha fitoren Hamilton, që nuk e priste këtë sukses.
Dalja e makinës së sigurisë 4 xhiro nga fundi, që fillimisht përfitoi nga një parakalim i gabuar i Vettelit, që doli jashtë piste dhe më pas nga dëmtimi i gomës së Bottas për të fituar garën.
Vettel, në përpjekje për të kaluar Bottas e merr gjerë kthesën dhe frenon fort, duke u parakaluar nga Bottas, Hamilton e Raikkonen.
Por edhe Bottas nuk ka fat, pasi në xhiron pasardhëse i shpërthen goma teksa ishte para bokseve, pa patur mundësi ta ndërrojë atë dhe braktis garën.
Për pasojë, Hamilton gjendet i pari krejt papritur, pasi dy protagonistët kryesorë nuk kanë fat dhe britaniku bëhet fituesi i Çmimit të Madh të Azerbajxhanit.