TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nëse Lionel Mesi me kombëtaren e Argjentinës nuk arrin të fitojë asgjë, me Barcelonën ai po bëhet gati t’i afrohet një rekordi unik sa i përket klubit katalanas. Nesër, futbollisti i cili do të hyjë në fushën e lojës përballë Seviljes me objektivin që të bëhet lojtari i parë i katalanasve që fiton trofeun e 33-të, duke kaluar legjendën Andres Iniesta.
Të dy futbollistët ishin të ndalur te shifrat 32, pasi te kalatanasit kishin fituar 9 La Liga, 6 Kupa Mbreti, 4 Liga Kampionesh, 3 Botërorë Klubesh, 3 Superkupa UEFA dhe 7 Superkupa Spanje. Me largimin e Iniestas drejt Japonisë, Mesi do të ketë mundësinë që të marrë i vetëm kryesimin në këtë renditje të veçantë.
Xherard Pike dhe Serxhio Buskets kanë fituar nga 27 trofe me Barcelonën (Pike ka edhe 4 me Mançester Junajtid), Çavi u largua nga katalanasit pas 25 trofesh të fituar, ndërsa Pujol me Valdes mbyllën karrierën e tyre me nga 21 trofe.
Gjithsesi, Mesi për momentin është larg rekordit botëror që mbahet nga Dani Alvesh. Ky i fundit ka fituar 36 trofe të ndryshëm duke luajtur për Bahia, Sevilja, Barcelona, Juventus dhe PSG. Superkupa e Francës që fitoi pak ditë më parë, e bëri atë rekordmenin absolut, duek lënë pas Rajan Gigs dhe Keni Daglish me nga 35 trofe.