AKTUALITET, 11 Gusht 2018, 17:43

Tërmeti i fuqishëm 5.1 ballë "shkund" Tiranën, epiqendra në Burrel

Ndjehen lëkundje të forta tërmeti në Tiranë dhe disa qytete të tjera. Sipas institutit europian të sizmiologjisë, tërmeti ka qenë me magnitudë 5.1  ballë i shkallës rihter.

Epiqendra e tërmetit ka qenë në Burrel, 35 km larg Tiranës, në një thellësi prej 9 km. Mësohet se lëkundje të forta janë ndjerë edhe në qytete si Peshkopi, Bulqizë, Laç, Elbasan dhe Pukë. Gjithashtu, lëkundjet raportohen se janë ndjerë edhe në Maqedoni, Kosovë e Mal të Zi.