AKTUALITET, 11 Gusht 2018, 19:23

Sarri e nis me fitore në Premier, Zaha insipirues për Palas, Uotfordi i falet Pereiras

Sarri e nis me fitore në Premier, Zaha insipirues për Palas, Uotfordi

Janë mbyllur dhe ndeshjet e orës 16:00 në kampionatin anglez të futbollit, Premier Ligë. U luajtën katër ndeshje dhe golat nuk munguan.

Çelsi i Maurisio Sarrit e nisi sezonin në mënyrë të shkëlqyer, duke mposhtur bindshëm në transfertë skuadrën e Hadërsfilld. Golat për blutë e Londrës u shënuan nga Kante, Zhorzhinjo dhe Pedro.

 Në ndeshjet e tjera, dy skuadrat e ngjitura në Premier këtë sezon janë mposhtur në takimet e tyre respektive. Kardif Siti u mund nga Bornemuth 2-0.

Me të njëjtin rezultat, u mposht edhe Fulhami nga Kristell Palas. Pavarësisht se kanë shpenzuar shifra të çmendura për të përforcuar skuadrën, londinezët nuk arritën të ndalnin furinë e Palas, të cilët dominuan takimin.