AKTUALITET, 11 Gusht 2018, 18:25

Tmerri, suedezja ndalohet në Dubai sëbashku me vajzën e vogël sepse konsumoi verë në avion

Tmerri, suedezja ndalohet në Dubai sëbashku me vajzën e

Njё nёnё ёshtё ndaluar nё Dubai pёr tre ditё bashkё me vajzёn e saj 4-vjecare pasi konsumoi njё gotё verё nё fluturimin e saj nga Londra.

Dentisja suedeze Ellie Holman, e cila jeton nё Kent me partnerin e saj anglez Gary dhe tre fёmijёt e tyre, u mbajt nё paraburgim ku u detyrua nga rojet tё pastronte banjat, sipas njё grupi tё tё drejtave tё njeriut qё operon nё Dubai.

44-vjecarja u arrestua nё 13 Korrik pasi konsumoi njё gotё verё nё fluturimin qё zgjati 8 orё me linjёn Emirates Airlines nga Londra pёr nё Dubai.

Ajo u shoqёrua nё paraburgim kur njё polic i emigracionit e pyeti pёr vizёn dhe nёse kishte konsumuar alkool.

Dentistja tani rrezikon tё mbahet nё Dubai deri nё 1 vit teksa pret gjyqin.

Holman pretendon se rojet u pёrpoqёn tё shkulnin aksesorёt qё kishte nё flokё dhe tha se dhoma ku po mbahej ishte shumё e nxehtё dhe me erё tё rёndё.

Pas mbёrritjes ajo u mor nё pyetje nga njё oficer i emigracionit i cili tha se viza e saj ishte e pavlefshme dhe se ajo duhej tё kthehej nё Londёr menjёherё. Holman tha se oficeri ishte i pasjellshёm kur ajo e pyeti nёse mund tё blinte njё vizё tjetёr dhe mё pas e pyeti nёse kishte konsumuar alkool – gjё tё cilёn ajo e pranoi.

“Ushqimi qё na dhanё vinte erё dhe as unё dhe as vajza ime nuk mund ta pёrtypnim. Nuk ka vёnё gjumё nё sy pёr 3 ditё me rradhё.” u shpreh Holman.

Ajo u lirua me kusht dhe iu konfiskua pasaporta deri sa rasti i saj tё zgjidhet. Ajo tha se ka humbur mё shumё se 30 mije paund prej shpenzimeve me avokatё dhe mungesat nё punё.

Ёshtё kategorikisht e ndaluar pёr cdo turist tё ketё konsumuar alkool, qoftё edhe nё fluturim tё ofruar nga linja ajrore e Dubait. Ёshtё e paligjshme tё konsumosh alkool nё bar, hotel, restorant dhe nёse kapesh rrezikon burgimin.

/TPZ.AL/