AKTUALITET, 11 Gusht 2018, 17:41

Masakra në Resulaj, Rama me pushime, nuk gjen kohë as të ngushëllojë familjarët e mbetur gjallë

Masakra në Resulaj, Rama me pushime, nuk gjen kohë as të

Mbarë opinioni publik është tronditur ditën e djeshme nga masakra e ndodhur në Resulaj të Selenicës, ku një 24 vjeçar i mori jetën 8 kushërinjve të tij. Reagimet kanë qenë të shumta, nga qytetarët, analistët dhe politikanët. Vetëm kryeministri i vendit, ende nuk ka gjetur dy minuta nga koha e tij e vyer, për të ngushëlluar pjesën e mbetur të familjes së ekzekutuar dhe për të komunikuar me qytetarët pas kësaj ngjarje makabër.

Edi Rama, kryeministri që përdor televizionet dhe rrjetet sociale për të transmetuar drekat dhe darkat nëpër fshatra, sharjet banale ndaj kundërshtarëve dhe propagandën e sëmurë qeveritare, nuk pati asnjë reagim për vrasjen e 8 personave!

Në vend të një reagimi apo ngushëllimi që pritej nga gjithëkush, Rama ka postuar vetëm një mesazh në rrjetet sociale lidhur me "ecurinë ekonomike" dhe ka uruar qytetarët të kenë "një fundjavë të qetë".

Ndryshe nga udhëheqësit e vendeve perëndimore, të cilët në raste të tilla komunikojnë drejtpërdrejtë me qytetarët, për të shpjeguar çfarë ka ndodhur dhe çfarë hapash do të ndërmarrë shteti për të asistuar familjarët e viktimave dhe për të ndalur situata të ngjashme, Rama ka zgjedhur të heshtë, duke vijuar i pashqetësuar pushimet.

/TPZ.AL/