AKTUALITET, 11 Gusht 2018, 18:13

Ç’po ndodh në Shqipëri? Dy tërmete të fuqishme 5.1 ballësh në harkun e 35 ditëve!

Ç’po ndodh në Shqipëri? Dy tërmete të fuqishme

Shqipëria është shndërruar në një vatër tërmetesh të fuqishme.

Në harkun e 35 ditëve kanë rënë dy tërmete të fuqishme me shkallë Rihter prej 5.1 ballësh, ndërkohë që kanë rënë mbi një mijë lëkundje sizmike me shkallë më të ulët.

Tërmeti i parë që goditi vendin tonë me të njëjtën magnitudë prej 5.1 ballë i shkallës Rihter, ishte ai i datës 4 korrik me qepiqendër në Gjirin e Lalzit, në Durrës.

Tërmeti i dytë, ky i sotmi Sipas institutit europian të sizmiologjisë, tërmeti ka qenë me magnitudë 5.1 ballë i shkallës rihter. Lëkundjet janë regjistruar rreth orës 17:38 të kësaj pasditje. Epiqendra e tërmetit ka qenë 3 km larg nga Bulqiza në një thellësi prej 25 km.

Mësohet se lëkundje të forta janë ndjerë edhe në qytete si Peshkopi, Burrel, Bulqizë, Laç, Pukë, Elbasan dhe Librazhd.

/TPZ.AL/