AKTUALITET, 19 Dhjetor 2019, 15:48

Lejuan mbjelljen e drogës/ Pezullohen dhjetë oficerë policie

Lejuan mbjelljen e drogës/ Pezullohen dhjetë oficerë policie

Nga shefi i Komisariatit të Librazhdit, te specialistët e zonave. Dhjetë oficerë policie janë pezulluar nga detyra nga Shërbimi i Çështjeve të Brendshme në Elbasan.

Nga kryekomisari Bedri Hasanaj, shef i Komisariatit të Librazhdit, shefi i rrugore, shefi i krimeve dhe shefi i rendit janë pezulluar. Bashkë me ta janë pezulluar edhe gjashtë specialistë.

Të gjithë akuzohen se kanë lejuar mbjelljen e drogës në Librazhd.

Njoftimi i Ministrisë së Brendshme:

SHÇBA ka ekzekutuar vendimet e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan për caktimin e masave të sigurisë për 10 punonjës të policisë në Drejtorinë Vendore Elbasan dhe Komisariatin e Policisë Librazhd. Kjo në kuadër të procedimit penal të vitit 2019 për veprën penale ‘Shpërdorim i detyrës’.

Gjykata ka caktuar për ta, masën e sigurimit ndalues ndaj personit në hetim ‘Pezullimin nga ushtrimi i detyrës’, si person i dyshuar për veprën penale të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal si person përgjegjës për menaxhimin, monitorimin, koordinimin dhe kontrollin e strukturave për zbatimin e planit të masave në parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të lëndëve narkotike, konktretisht për:

- K/komisar B.H., 52 vjeç, me detyrë Shef i Komisariatit Librazhd;

- K/komisar A.H., 48 vjeç, me detyrë Shef i Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan;

- Komisar A.K., 40 vjeç, me detyrë Shef për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Librazhd;

- Komisar L.Z., 40 vjeç, me detyrë Shef Seksioni për Rendin në Komisariatin e Policisë Librazhd;

- N/komisar E.A., 44 vjeç, me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve;

- N/komisar G.H., 40 vjeç, me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve;

- N/komisar Y.Z., 51 vjeç, me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan;

- Inspektor K.Q. 46 vjeç,me detyrë Ndihmës Specialist për Policimin në Komunitet;

- Inspektor Z.C., 51 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist për Policimin në Komunitet;

- Inspektor I.D., 52 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist për Policimin në Komunitet.

Nga tërësia e veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në lidhje me procedimin penal, referuar mosveprimit të tyre në funksion të përmbushjes së detyrave funksionale, rezulton se nga ana e punonjësve të Policisë dyshohet se është lejuar kultivimi i bimëve narkotike.