AKTUALITET, 19 Dhjetor 2019, 14:23

“Në krah të Shqipërisë për sistem transparent në drejtësi”, ambasada Amerikane tjetër mesazh pas krijimit të SPAK

“Në krah të Shqipërisë për sistem transparent


Ambasada amerikane në Tiranë vjen sërish me një deklaratë sa i takon krijimit të SPAK, ku shpreh pozicionin e saj krah Shqipërisë për reformën në drejtësi.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ ambasada thekson se sot, i Ngarkuari me Punë Daniel Koski ishte aty ndërsa tetë prokurorët e rinj të Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion dhe Krim i Organizuar (SPAK) bënë betimin e tyre përpara Presidentit Ilir Meta.

Po ashtu ambasada thekson se Shtetet e Bashkuara do vazhdojnë të qëndrojnë në krah të atyre që janë angazhuar për t’i sjellë shqiptarëve sistemin etik dhe transparent të drejtësisë.

“??️ | Shtetet e Bashkuara qëndruan krah Shqipërisë kur reforma në drejtësi u miratua në 2016-ën. Ne ishim aty kur filloi procesi i vetingut dhe ndërsa themeloheshin këshilli i lartë gjyqësor dhe këshilli i lartë i prokurorisë.

Edhe sot, i Ngarkuari me Punë Daniel Koski ishte aty ndërsa tetë prokurorët e rinj të Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion dhe Krim i Organizuar (SPAK) bënë betimin e tyre përpara Presidentit Ilir Meta.

Shtetet e Bashkuara do vazhdojnë të qëndrojnë në krah të atyre që janë angazhuar për t’i sjellë shqiptarëve sistemin etik dhe transparent të drejtësisë që ata të gjithë meritojnë. #ReformaNeDrejtesi”, thuhet në reagimin e ambasadës.