AKTUALITET, 19 Dhjetor 2019, 13:18

FOTO/ Kush është 45-vjeçari që u masakrua sot në Korçë, merren në pyetje familjarët e ish-bashkëshortes


Të tjera detaje kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen makabre të ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Mborje të Korçës.

“Fax News” ka arritur të sigurojë foton e viktimës 45-vjeçare, Flamur Duçi.

Ndërsa policia po vijon hetimet për të zbuluar shkakun e ngjarjes, burimet bëjnë me dije se janë shoqëruar familjarët e ish-bashkëshortes pasi viktima ishte i ndarë dhe jetonte vetëm.

Flamur Duçi u vra mëngjesin e sotëm me thikë teksa po hapte dyqanin e tij. Atij iu bë një pritë, ndërsa autorët kanë tentuar fillimisht ta djegin me benzinë dhe më pas e kanë masakruar me mjetin prerës.