TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Zbulohen detaje tronditëse nga vrasja e dyfishtë në Patos. Ngjarja e rëndë ndodhi në poliklinikën e këtij qyteti.
Autori i krimit, Martin Skëndaj, 22 vjeç, kishte shkuar brenda në qendër shëndetësore për t’u sqaruar me një nga viktimat, Manol Rapaj, ku ky i fundit ishte i dashuri i motrës së tij. Pasi kanë debatuar verbalisht, i riu ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të Rapajt, si dhe shokut të tij Elis Kapaj.
Ky i fundit humbi jetën në vend, ndërsa Rapaj pak minuta më vonë në spitalin e Fierit.
Motra e autorit të dyshuar, më herët kishte qenë e martuar dhe pasi ishte divorcuar kishte nisur një lidhje me një nga viktimat, gjë për të cilin Martin Skëndaj nuk pajtohej. 22-vjeçari u arrestua nga policia pak pas krimit, ndërsa priten detaje nga dëshmia e tij para grupit hetimor.