SPORT, 20 August 2026, 19:50

Enco Fernandez kërkon Sitin, Çabi Alonso shpjegon situatën te Çelsi: Po bëhet gati për të hënën

Enco Fernandez kërkon Sitin, Çabi Alonso shpjegon situatën te

Enco Fernandez i kërkon prej rreth një muaji Çelsit që ta lërë të transferohet te Mançester Siti, aq më tepër tani që Rodri ka marrë valixhet dhe është transferuar te Barcelona. Por në këtë pikë, nuk ka asnjë sinjal të ri rreth të ardhmes së mesfushorit argjentinas, të paktën sipas asaj që tha sot në konferencën për mediat trajneri Çabi Alonso.

“Enco është një lojtar i Çelsit, ai është një lojtar i madh. Ai po stërvitet shumë mirë, që kur e ka nisur 10 ditë më parë me ekipin, është shumë i përfshirë. Ne jemi të lumtur me të dhe ai po bëhet gati për të hënën.

A më ka thënë që do të qëndrojë? Ai po stërvitet mjaft mirë, e shoh me një sjellje të mirë. Kjo është ajo që duam ne. Të gjithë po mundohen në maksimum për të përgatitur ndeshjen e parë në Premier Ligë”, tha Alonso.

Sipas mediave britanike, Çelsi tashmë do të kërkojë më shumë se 120 milionë paund që kishte vendosur si çmim për kartonin e futbollistit, nëse Mançester Siti bëhet i gjallë, pasi do ta ketë më të vështirë për ta zëvendësuar në ditët e fundit të merkatos së verës.