SPORT, 19 August 2026, 23:07

Goditje spektakolare në Champions League, futbollisti shqiptar tund rrjetën (Video)

Futbollisti kosovar Milot Avdyli ka shënuar një supergol për Celjen në përballjen ndaj Slovan Bratislavës, në ndeshjen e parë të play-off-it të Champions League.

Avdyli, i cili e nisi ndeshjen si titullar, realizoi në minutën e 41-të, duke barazuar rezultatin në 1-1 dhe duke i dhënë Celjes një shtysë të rëndësishme para pushimit.

Slovan Bratislava kishte kaluar në avantazh në minutën e 15-të me Roman Čerepkai, por reagimi i skuadrës sllovene erdhi shpejt dhe ishte pikërisht Avdyli ai që vendosi ekuilibrin në sfidë.

Milot Avdyli, i lindur në Vushtrri, është pjesë e Celjes që nga viti 2025 dhe ka kontratë me klubin slloven deri në vitin 2028.

Ndeshja përfundoi 1-1, duke lënë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit në Slloveni.