AKTUALITET, 22 Korrik 2020, 20:31

Largimi i 1.2 mln shqiptarëve në 30 vite, Meta: Reflektim urgjent! Të ndalet ritmi dramatik i shpopullimit

Largimi i 1.2 mln shqiptarëve në 30 vite, Meta: Reflektim urgjent!

Presidenti Ilir Meta reagon pas statistikave të publikuara nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, ku thuhej se nga Shqipëria kanë ikur 1.2 milionë persona përgjatë viteve 1990-2020.

Lidhur me këto shifra alarmante, Kreu i Shtetit Shqiptar thekson se ndalimi i ritmeve dramatike të shpopullimit të Shqipërisë është sfida më e madhe që kërkon urgjentisht reflektim dhe zgjidhje konkrete..

Reagimi i Metës:

Ndalimi i ritmeve dramatike të shpopullimit të Shqipërisë është sfida më e madhe që kërkon urgjentisht reflektim dhe zgjidhje konkrete.

Koha për të ndalur projektin antikombëtar të zhbërjes së Shqipërisë është tani!

Plotësimi pa vonesë i 15 kushteve është harta e vetme e rrugës së Shqipërisë europiane!

Të bashkohemi kundër shpopullimit dhe kthimit të shpresës!

Shqipëri pa shqiptarë nuk mund të ketë! ??