AKTUALITET, 24 Janar 2020, 14:41

Në krizë financiare dhe në pritje të ligjit të ri, Liga Profesioniste kërcënon me bojkot

Në krizë financiare dhe në pritje të ligjit të ri, Liga

Me shumë prej klubeve në krizë financiare, shpëtimi i Superligës shihet vetëm ligji i ri për sportin. I premtuar për t’u miratuar që në shtatorin e vitit të shkuar, kjo gjë nuk ka ndodhur. Si pasojë, klubet e kampionatit elitar të futbollit në vend kanë kërcënuar deri me bojkot të garës, nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh nga qeveria.

Ky vendim ka dalë nga mbledhja e fundit e Ligës Profesioniste. Nën drejtimin e presidendit Edvin Libohova, ku morën pjesë vetëm gjysma e klubeve të Superligës, takimi i zhvilluar mesditën e së premtes ka vendosur që shqetësimet t’I bëhen të ditura kryeministrit Edi Rama. Kjo detyrë është marrë përsipër nga Libohova, i cili në përfundim të mbledhjes është shprehur optimist se kërkesat do të plotësohen. Gjithsesi, deri atëherë kërcënimi, madje shumë i fortë për bojkot të kampionatit qëndron në fuqi.