AKTUALITET, 9 Nëntor 2018, 18:03

"Lamtumirë bixhoz!", Meta dekreton ligjin që ndalon lojërat e fatit

"Lamtumirë bixhoz!", Meta dekreton ligjin që ndalon

Presidenti, Ilir Meta ka dekretuar ditën e sotme ndryshimet në ligjin për lojërat e fatit. Ligji për ndalimin e tyre u miratua në Kuvend disa javë më parë vetëm me votat e mazhorancës. Sipas këtij ligji lojërat e fatit dhe bastet do të mbyllen prej datës 31 dhjetor në të gjithë vendin. Opozita e ka akuzuar qeverinë se përmes këtij ligji kërkon të krijojë monopolin  e basteve online përmes një kompanie të vetme, por qeveria e mohon dicka të tillë. Të papunë nga mbyllja e kësaj industrie pritet të mbeten rreth 9 mijë persona.