TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Arturo Vidal është kthyer në një çështje te Barcelona. Mesfushori kërkon bonuset e plota nga sezoni i kaluar, ndërsa në llogarinë e tij, katalanasit kanë kaluar vetëm gjysmat. Në këtë formë, kiliani ka denoncuar klubin në Federatë.
Një veprim që nuk është parë me sy të mirë nga presidenti Bartomeu, i cili kishte vendosur ta linte të lirë të largohej në janar, ku Interi ofron 12 milionë euro dhe pret krahëhapur futbollistin.
Por, ai që ka prishur planet e zikaltërve është tekniku Ernesto Valverde. Trajneri ka theksuar se nuk dëshiron të humbasë mesfushorin ndërkohë që në janar është e vështirë të gjendet një zëvendësues i denjë. Valverde ka vendosur veton teksa Vidal i duhet për taktikat e tij.
Ndërkohë, edhe presidenti duhet të dorëzohet dhe të paguajë edhe pjesën e mbetur të bonuseve ndaj lojtarit.
Kështu, edhe pse dukej se Interi ishte në rrugë të mbarë, situata është përmbysur dhe planet janë vështirësuar sërish. Mbetet për t’u parë nëse italianët do të këmbëngulin dhe të përgatisin një ofertë më të lartë dhe që do të fuste në mendime presidentin Bartomeu.